Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pohon se partia e tij gjithsesi se do të ketë bashkëpunim me opozitën shqiptare.
Sipas tij vetëm parashtrohet pyetja se a do të garojnë së bashku në koalicion, para zgjedhjeve ose jo.
“Ky bllok është në opozitë, pra opozitë konkrete. Ata kanë ditur edhe neve të na kritikojnë. Lidhur me pjesën e reformave të listës zgjedhore. Por ata janë në opozitë, ata luftojnë që ky regjim të bie. Regjimi i Nikolla Gruevskit dhe i Ali Ahmetit. A janë në opozitë, ne gjithsesi se do të kemi bashkëpunim me këto parti. Vetëm parashtrohet pyetja se a do të garojmë së bashku në koalicion, para zgjedhjeve ose jo. Këtë do të na e tregojnë qytetarët. Ne jemi plotësisht të hapur dhe nuk kemi paragjykime, le të tregojnë qytetarët, të gjithë ata të cilat e luftojnë regjimin e Nikolla Gruevskit a është ose nuk është kjo e vërtetë”, tha Zaev.
Ai shtoi se të gjitha partitë opozitare shqiptare së bashku kanë më shumë mbështetje se sa BDI-ja dhe PDSH-ja së bashku dhe kjo paraqet kualitativ i ri në arenën politik në Maqedoni.